Postuar: Tetor 4, 2019 | 16:29
ZYRTARE/ FSHF vendos për Partizani-Teuta, por ndeshja do të luhet pa…
Tani është zyrtare, Partizani-Teuta do të luhet nesër në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Klubi i kuq, pas insistimit për orarin, ka marrë miratimin e FSHF, por edhe të paketës “Supersport” që transmeton Superioren. Fillimisht ishte vendosur ora 14:00, por Partizani nuk pranonte, duke qenë se kishte marrë miratimin e OSHEE për dritat.
Partizani ka njoftuar se ky takim do të zhvillohet pa prezencën e publikut si pasojë e ndëshkimit për dy ndeshje dhënë nga komisioni i disiplinës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"