VIDEO/ Abraham nuk di të ndalet, Çelsi regjistron fitoren e pestë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 20:53

VIDEO/ Abraham nuk di të ndalet, Çelsi regjistron fitoren e pestë radhazi

Çelsi vazhdon marshimin në kampionat, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e radhës, ku ka mposhtur Uatfordin me rezultatin 1-2.chelsea

Ekipi i drejtuar nga Lampard, e nisi ndeshjen që në fillim në sulm, teksa gjetën golin në minutën e 5’. Tami Abraham shënoi një gol shumë të bukur, pas një pasimi fenomenal të marrë nga Zhorzhinjo nga mesi i fushës. “Blutë e Londrës”, vazhduan dominimin e ndeshjes, teksa provonin pa pushim të gjenin golin e dytë.

Pavarësisht shumë përpjekjeve, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vetëm një goli. Pjesa e dytë nisi aty ku përfundoi e para, me Çelsin që luante në sulm, për të gjetur golin e dytë. Pikërisht goli i dytë erdhi në minutën e 55’, kur Pulisiç dërgoi në rrjetë një top të marrë nga Abraham.

Në minutën e 80’ Uatfordi provoi të rikthehej në lojë, teksa shënuan me Deolofeu në minutën e 80’, me anë të një penalltie, gol i cili vlejti vetëm për statistikë, me ekipin e Lampard që mori kështu fitoren e 5-të radhazi në kampionat.

Pas javës së 11-të, Çelsi renditet në vendin e 3-të me 23 pikë, ndërsa Uatfordi në vendin e fundit me vetëm 5 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"