Polemika në Kategorinë e Parë, mesfushori i Lushnjës: Zyrtarët detyruan arbitrin të më ndëshkojë që të mungoj në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 11:23

Polemika në Kategorinë e Parë, mesfushori i Lushnjës: Zyrtarët detyruan arbitrin të më ndëshkojë që të mungoj në derbi

Bëhen 3 mungesat e Lushnjës për derbin me Apoloninë, të tria për kartonë. Edhe Okeljan Baze nuk luan, pasi rezulton i skualifikuar, ashtu si Canka dhe Mezini. Të tre u ndëshkuan me të verdhë qëllimisht nga gjyqtari Bastari në ndeshjen e fundit me Pogradecin, sipas mesfushorit lushnjar.apolonia-lushnja

Për “Panorama Sport”, Baze thotë: “Nuk luaj ndaj Apolonisë, sepse më bënë të skualifikuar. Në fund të pjesës së parë ndaj Pogradecit gjyqtari i dha karton të verdhë Gavës, por zyrtarët e ndeshjes insistuan të ma vendosnin mua. Nuk kisha lidhje fare dhe e kërkuam nëpërmjet pamjeve filmike, por nuk ishte filmuar ai moment.

Mendoj që gjyqtari e kishte listën e lojtarëve të Lushnjës që ishin me tre të verdhë dhe i skualifikoi të gjithë që të mos luajnë ndaj Apolonisë. Është hera e dytë që ndëshkohem për diçka që nuk e kam bërë, më ka ndodhur kundër Apolonisë më 12 dhjetor 2015, kur dola nga fusha me një karton të verdhë.baze

Nuk mund të imagjinohet të dalësh nga fusha me një karton të verdhë. Për kartonin e ndeshjes ndaj Pogradecit pritëm që të sqarohej, por nuk kishte pamje filmike të qarta. Kartoni u “ngatërrua” ose m’u vendos mua më saktë vetëm që të mos luaj në derbin me Apoloninë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"