Në Gjermani nuk kanë dyshime, Bajerni e ka marrë vendimin dhe zëvendësuesi i Kovaçit do të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 21:33

Në Gjermani nuk kanë dyshime, Bajerni e ka marrë vendimin dhe zëvendësuesi i Kovaçit do të jetë…

Niko Kovaç u shkarkua një javë më parë nga drejtimi i Bajernit, për shkak se skuadra nuk kishte arritur rezultatet e dëshiruara.niko kovac

Pas largimit të trajnerit kroat, stoli i skuadrës iu besua ndihmësit Hans Flik, i cili drejtoi bavarezët në ndeshjen e fituar kundër Olimpiakosit në Ligën e Kampionëve 2-0, dhe ditën e sotme ku triumfuan me shifrat e thella 4-0, ndaj Dortumndit.

Gjatë gjithë javës shumë emra kanë qarkulluar se mund të marrin drejtimin e Bajernit, por për asnjë nga trajnerët e përmendur nuk ka pasur reagim nga drejtuesit e Bajernit. Megjithatë sipas asaj që shkruan “Bild”, tashmë drejtuesit e kanë vendosur se kush do t’i drejtojë ata në vazhdim.media.media.429f3c7d-611b-4525-8fe9-0aa3daca0601.original1024

Thuhet se Flik i ka bindur të gjithë në stolin e skuadrës në këto ndeshje, dhe drejtuesit nuk do të kërkojnë trajner tjetër, por do të jetë ish-mesfushori gjerman ai që do drejtojë Bajernin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"