“Na tradhtoi mbrojtja”, Shaland pas humbjes me Anglinë: Kishim disa raste shënimi, por nuk ishim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 20:15

“Na tradhtoi mbrojtja”, Shaland pas humbjes me Anglinë: Kishim disa raste shënimi, por nuk ishim…

Kosova u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Anglia ditën e sotme, në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Euro 2020, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.75614201_558416288065861_4875658264672468992_n-696x522

Shumë i zhgënjyer u shfaq pas përfundimit të ndeshjes trajneri Bernard Shalad, i cili në intervistën e dhënë u shpreh: “Jam i zhgënjyer për rezultatin, kam parë gjëra të mira në këtë ndeshje. Kemi parë vetëm një gjë, ka qenë një nivel i lart i efikasitetit të anglezëve, me një rast shënojnë gol.

Kemi pasur disa mundësi, por nuk ishim të mirë në pasimin e fundit. Jam i zhgënjyer, por mund të nxjerrim diçka pozitive nga kjo ndeshje. Në fund ishim të lodhur, kishim një javë të ngjeshur, është mbrojtja që na la keq.”, u shpreh Shaland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"