Milani dhe Interi me objektiv të njëjtë, interesohen për futbollistin belg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 17:45

Milani dhe Interi me objektiv të njëjtë, interesohen për futbollistin belg

Janik Karrasko prej dy vitesh luan në kampionatin kinez te Dailan Jifang, nga të cilët pritet të largohet se shpejti.janik ferreira karrasko

Sulmuesi belg prej kohësh është shprehur se jeta në Kinë është e vështirë dhe është në kërkim të një klubi europian për të vazhduar karrierën e tij. Interesimet për 26-vjeçarin nuk mungojnë, me Milanin dhe Interin që e ndjekin atë prej kohësh.

Të dyja klubet dëshirojnë ta marrin në ekipet e tyre respektive, dhe do të tentojnë që ta bëjnë diçka të tillë në merkaton e janarit.

Megjithatë problemi i vetëm për Karraskon është paga e lartë që ai ka, teksa aktualisht përfiton 10 milionë euro në sezon, një shumë kjo që shihet e lartë nga dy klubet italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"