“Kishim rënë dakord me Napolin që Hysaj të largohej”, flet agjenti: Për tre vite ka qenë mbrojtësi më i mirë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 18:28

“Kishim rënë dakord me Napolin që Hysaj të largohej”, flet agjenti: Për tre vite ka qenë mbrojtësi më i mirë në…

Ndryshimi i trajnerit te Napoli, pritet të ketë edhe një ndikim të madh edhe te Hysaj, i cili nën drejtimin e Ançelotit kishte shumë pak hapësira.Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares, ka filluar të mendojë largimin për në janar, por si fillim di të shikojë nëse do gjejë hapësira në drejtimin e trajnerit të ri.

Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga agjenti i futbollistit, Mario Xhiufredi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh: “Dje u takova me De Laurenti ku folëm për situatën e Hysajt. Këtë vit është aktivizuar shumë pak, shpresoj që Gatuzo t’i japë më shumë hapësira dhe ta shtyjë të qëndrojë.

Nëse nga tani dhe deri në janar, do të vazhdojë të jetë situata e njëjtë duke u aktivizuar shumë pak, atëherë do të largohet nga ky ekip. Nga ana tjetër, nëse atij i jepen më shumë minuta, atëherë do të qëndrojë deri në qershor për të dhënë kontributin e tij.  Secili prej nesh e ka një strategji.Mario-Giuffredi-1

Hysaj duhej të largohej në verë, ne kishim rënë dakord me Napolin për këtë, të cilët do ta linin atë të lirë vetëm pasi të kishin gjetur zëvendësuesin. Në këtë situatë vendosën për Di Lorencon, dhe shqiptari duhej të largohej. Mos harrojmë se Hysaj për tre vitesh ka qenë mbrojtësi anësor më i mirë në Itali”, u shpreh Xhiufredi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"