Juventusi e do me çdo kusht talentin italian, fut në marrëveshje edhe mesfushorin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 13:08

Juventusi e do me çdo kusht talentin italian, fut në marrëveshje edhe mesfushorin…

Sandro Tonali është një nga talentet më premtuese në Serie A, ku ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Breshan.tonali.brescia.2019.20.750x450

Shumë klube janë vënë në gjurmët e mesfushorit italian, teksa një nga këto klube është edhe Juventusi. Drejtuesit e bardhezinjve e pëlqejnë shumë mesfushorin dhe e duan me çdo kusht në ekipin e tyre.

Sipas asaj që shrkuan “Tuttosport”, torinezët janë të gatshëm të ofrojnë edhe një futbollist, për të bindur Breshën ta lërë të lirë Tonalin. “Zonja e Vjetër” po mendon të dërgojë të Bresha, Marko Pjacan, në huazim deri në fund të sezonit, në mënyrë që të mbërrijë te talenti italian.

Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehët ët arrihet një marrëveshje, pasi për futbollistin interesohen edhe dy klube të tjera të mëdha siç janë Interi dhe Milani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"