VIDEO/ Ndeshje për infarkt, Verona me Kumbullën titullar surprizon Torinon pavarësisht disavantazhit të trefishtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 14:39

VIDEO/ Ndeshje për infarkt, Verona me Kumbullën titullar surprizon Torinon pavarësisht disavantazhit të trefishtë

Është mbyllur në barazim 3-3 ndeshja mes Helas Veronës dhe Torinos, e vlefshme për xhiron e 16-të në Serie A.120612650-b7858337-28f0-4c41-a258-9ac04e0ac4b5

Por, çfarë ndeshje spektakolare është zhvilluar në “Bentegodi”! Torino kaloi e para në avantazh me anë të Ansaldit në minutën e 36’, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi përsëri me miqtë në sulm, të cilët realizuan edhe dy herë të tjera me Berenguer në minutën e 55’ dhe Ansaldi në minutën e 61’.120517636-883e0b4b-a91f-4c99-aba6-10788654545f

Pas kësaj të gjithë menduan se ndeshja ishte mbyllur dhe fitorja e Torinos ishte e sigurt, por nuk ndodhi kështu. Ishte Pacini që rihapi sfidën, teksa realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 69’.123741647-f398a53d-c047-43e6-8060-e93a27f0811d

Vetëm 7 minuta më vonë Verre ngushtoi shifrat në 2-3, me vendasit që u hodhën tërësiht në sulm për golin e tretë, dhe ia dolën. Në minutën e 84’ Stepinski realizoi edhe golin e tretë, duke e çuar ekipin e tij në festë të çmendur, duke i hequr kështu Torinos fitoren nga duart.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"