900 sekonda fjalim, ja si Konte përmbysi derbin ndaj Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 8:18

900 sekonda fjalim, ja si Konte përmbysi derbin ndaj Milanit

A mund të ndrysho het kuptimi i një se zoni në 900 sekonda? Sigurisht që po. Mjafton të prekësh “butonat” e duhur dhe pak fat. Kthesën për Interin në derbi e sintonizoi Brozoviç: perfekt, i saktë. Dhe i shpejtë, shumë i shpejtë, akoma më përpara se Milani të kuptonte vërtet nëse ia kishte dalë. Por, më përpara akoma, në ato 900 sekonda pushim, në “San Siro” ndodhi diçka.

kONTE

MOTIVIM – Antonio Konte “pikturoi” përmbysjen. Zgjodhi argumentet e duhura, në mënyrë as shumë të egër, por të butë. Të mos mendohet për tone të larta, diskutime të ashpra kundrejt skuadrës. Nuk ishte ajo mënyra dhe momenti për të shkuar deri në fund, përpara lojtarëve të dëshpëruar prej njërës nga pjesët e para më të dobëta të sezonit. Është një strategji psikologjike racionale: qortimet janë në pjesën më të madhe të rasteve të nevojshme (siç ndodhi në dhomat e zhveshjes në Dortmund, për shembull) kur rezultati është pozitiv dhe lojtarët rrezikojnë të humbasin motivimin, të mendojmë që e shumta ka kaluar.

inter

Tri mbrëmje më parë, në ato 900 sekonda, Konte përdori si fillim ironinë, duke nxitur reagimin e Lukakut me shokë. Si? Duke u kërkuar të gjithëve, në mesin e një grupi të heshtur, nëse vërtet pjesa e dytë do të vazhdonte në të njëjtën linjë me të parën. Me tone të kontrolluara, gjithmonë. Më pas Konte karikoi “bateritë” e lojtarëve. Dhe kjo është pjesa më motivuese. Trajneri u kujtoi të gjithëve 19 pikët e distancës në klasifikim mes dy skuadrave. Në vijim nënvizoi diferencat në rendiment, në përpjekje për t’u ulur meritat kuqezinjve. Objektivi ishte të bindte lojtarët të tregoheshin më vendimtarë se kundërshtari të cilin e kishin përballë. Dhe, që askush nuk duhet të frikësohej.

KËSHILLAT – 900 sekondat nuk kishin mbaruar. De Vraj e shpjegoi thjesht: “Konte na shpjegoi se çfarë duhet të bënim në fushë”. Më saktësisht? Interi në pjesën e parë kishte një bariqendër shumë të tërhequr, aq sa Milani në më shumë se një rast u shfaq i rrezikshëm, përveçse te golat, me konkluzione nga limiti i zonës, përfshi shtyllën e Çalhanoglusë. Ndaj, nevojitej më shumë kurajë, mbrojtja duhet të avanconte më shumë.

Rezultati e impononte, por më shumë se gjithçka Konte kishte nevojë për një skuadër më agresive. Interi, deri në ato momente, kishte kryer vetëm një faull… Skuadra zikaltër në 45 minutat e para, me Brozoviçin e markuar nga Çalhanoglu dhe sulmuesit kuqezinj që limitonin sistematikisht qarkullimin e topit në mbrojtje, vazhdonte t’i besonte detyrat e organizimit “regjisorit”. Konte i kërkoi skuadrës të shërbente më shpesh Lukakun. Pjesën tjetër e bëri rënia fizike e Çalhanoglusë dhe në tërësi i gjithë Milani në pjesën e dytë. Ndërsa në krahun tjetër zikaltrit rigjetën freskinë.

Inter

SI KAPITEN – Gjithçka bukur, gjithçka e studiuar. Por, më pas, pa aktorët, regjisori nuk mund të bëjë filmin. E majta e Brozoviçit nisi kthesën. Kroati ndër të tjera nisi të prekë më shumë topa. Dhe të mos mashtrojë përqindja e saktësisë: rëndësi ka cilësia e pasimit. Më shumë kuptim ka të kontrollohen duelet e fituara: katër kundër zero. Interi ishte gjithmonë në rritje, Brozoviç arriti të kuptonte më së miri detyrat e kërkuara nga trajneri. Mesfushori, në këtë rast kapiten, nuk pati mënyrë më të mirë për të festuar derbin e parë me shiritin në krah me një fitore dhe vendin e parë në xhep.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"