90 minuta plot ritëm te Kukësi, Duro “piketon” edhe titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 10:53

90 minuta plot ritëm te Kukësi, Duro “piketon” edhe titullarët

Kukësi mbylli një tjetër seancë stërvitore para Tiranës. E enjtja u shoqërua me ritëm dhe për 90 minuta (10:00 – 11:30) futbollistët improvizuan dhe një minindeshje në një kuadrat shumë të vogël. 

kukesi

Shpëtim Duro kërkoi punë shtesë në zonat e ngushta ndaj dhe e implementoi këtë ushtrim. Tekniku provoi disa skema, të cilat do t’i nevojiten për ndeshjen kundër bardhebluve.

59-vjeçari ka në dorë një pasqyrë të lojtarëve, ku po mendon edhe për formacionin. Ndryshimet nga ndeshja e kaluar pritet të jenë minimale.

Pritet vetëm një ndryshim, i cili akoma nuk është zbardhur, por me gjasë Gavazaj rikthehet titullar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"