90 milionë euro nëse duan ta blejnë, Konte gati të pranojë shitjen e lojtarit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 21:25

90 milionë euro nëse duan ta blejnë, Konte gati të pranojë shitjen e lojtarit të tij

Mbrojtësi i Interit Milan Skriniar është një “xhevahir” i vërtetë jo vetëm në fushë, por dhe në aspektin financiar.

skriniar.inter.2019.20.750x450

Media italiane e futbollit “Calciomercato” mëson se drejtuesit zikaltër e kanë rritur vlerën e futbollistit sllovak në 90 milionë €. Mançester Siti dhe Barcelona nuk pranojnë të heqin dorë nga Skriniar, pavarësisht rritjes së kartonit të tij me 25 milionë €.

Edhe pse verën e kaluar trajneri Antonio Konte refuzoi të shitej Skriniar, këtë herë italiani mund të ndryshojë mendim duke parë shifrën e madhe që Interi mund të përfitojë nga shitja e 25-vjeçarit.

Ndryshe nga Barcelona, e cila heziton të shpenzojë një shifër të konsiderueshme për Skriniarin, Mançester Siti është i gatshëm të shpenzojë pa problem një shifër të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"