VIDEO/  Tre supergola, Totenhemi “shkatërron”Bërnlein. Nuk fal as Liverpuli, ekipi i Klop kalon me lehtësi Bornmëthin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 17:58

VIDEO/  Tre supergola, Totenhemi “shkatërron”Bërnlein. Nuk fal as Liverpuli, ekipi i Klop kalon me lehtësi Bornmëthin

Janë mbyllur para në këto momente, tre ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për javën e 16-të në këtë kampionat.tott

Totenhemi shkatërroi me rezultatin 5-0 Bërnlein, ku tre gola ishin me të vërtetë spektakolar. Ishte Kejn që kaloi ekipin e Murinjos në avantazh, teksa me një goditje të fortë nga jashtë zonës shënoi një gol shumë të bukur. Vetëm 4 minuta më vonë shënoi Lukas Moura, i cili dyfishoi rezultatin, para se të shënonte Son të tretin.

Ky i fundit realizoi një gol spektakolar, teksa mori topin nga zona e tij, dhe pasi dribloi disa kundërshtarë, e dërgoi në rrjetë. Ishte përsëri Kejn që realizoi golin e 4-t për ekipin e tij, edhe këtë herë duke bërë një finalizim shumë të bukur. Serinë e golave për “Spërsat” e mbylli Sisoko, i cili realizoi në minutën e 74’. Me këtë fitore Totenhemi ngjitet në vendin e 5-të me 23 pikë, ndërsa Bërnlei renditet në vendin e 13 me 18 pikë.

Nuk ka falur as Liverpuli, i cili ka kaluar me lehtësi Bërnmuthin, duke triumfuar me rezultatin 3-0. Ishte Çamberlein që realizoi në minutën e 35’, pas një pasimi fenomenal të marrë nga Henderson. Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Keita shënoi golin e dytë për ekipin e tij, pas një asisti shumë të bukur të marrë nga Salah. Ishte pikërisht ky i fundit që shënoi golin e tretë dhe të fundit në minutën e 54’, duke i siguruar Liverpulit një fitore të rëndësishme, me të cilën vazhdojnë marshimin drejt titullit kampion, teksa renditen në vendin e parë me 46 pikë.

Ndërkohë Uatfordi dhe Kristal Palasi janë ndarë në barazim pa gola.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"