VIDEO/ Një njeri i madh edhe jashtë fushave, shikoni çfarë bën Mane gjatë grumbullimit me Senegalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 14:47

VIDEO/ Një njeri i madh edhe jashtë fushave, shikoni çfarë bën Mane gjatë grumbullimit me Senegalin

Sadio Mane është një nga lojtarët më të mirë te Liverpuli, teksa ishte një nga protagonistët kryesorë te ky ekip, në sezonin e fundit ku ata fituan Ligën e Kampionëve.klopp-mane-new-640x360

Ndonëse sulmuesi shkëlqen në fushat e blerta, të njëjtën gjë ai bën edhe jashtë tyre. Këto ditë, Mane është i grumbulluar me Senegalin për ndeshjet e Kupës së Kombeve në Afrikë. Para dy ditësh ata luajtën me Kongon, ku triumfuan me rezultatin 2-0.

Pikërisht para kësaj ndeshje, sulmuesi i Liverpulit bëri një gjest të madh. Pasi zbriti nga autobusi për të hyrë në fushë, Mane pa një punonjës që po fuste ujin në stadium.maneewater

Menjëherë sapo pa këtë punëtor, futbollisti u kujdes që ta ndihmonte atë, teksa mori dy pako ku ndodheshin shishet me ujë dhe i futi ato brenda për t’i dhënë një ndihmë punëtorit.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"