Shkëlqen Kombëtarja e 17-vjeçarëve, mposhtin me rezultatin e thellë Malin e Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 16:38

Shkëlqen Kombëtarja e 17-vjeçarëve, mposhtin me rezultatin e thellë Malin e Zi

Shqipëria e 17-vjeçarëve ka mposhtur Malin e Zi ditën e sotme me rezultatin 3-0, në një ndeshje miqësore që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”.Shqiperia U17

Ishte mbrojtësi Mario Mitaj në minutën e 17’, hapi siparin e galave për kombëtaren kuqezi. Asan Mata, dyfishoi rezultatin në minutën e 26’, duke i dhenë qetësi ekipit për pjesën tjetër të ndeshjes.

Në minutën e 64’, Elio Zalli shënoi golin e 3-të, për Shqipërinë, dukë arritur kështu një rezultat shumë të mirë.

Në këtë ndeshje Kombëtarja e 17-vjeçarëve përveç rezultatit të thellë, bindi edhe me lojë duke e dominuar kundërshtarin gjatë gjithë ndeshjes.

Ekipi i drejtuar nga Elvin Beqiri do të ketë edhe një ndeshje tjetër miqësore me Malin e Zi pas tre ditësh, por këtë herë do të do të luajnë si mysafirë. Në 13 nëntor 17-vjeçarët do të kenë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër moshatarëve të Portugalisë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro2020, për këtë moshë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"