Ronaldinjo flet me superlativa për lojtarin e Realit: Në të ardhmen do të jetë një nga më të mirët në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 13:05

Ronaldinjo flet me superlativa për lojtarin e Realit: Në të ardhmen do të jetë një nga më të mirët në botë

Vinisius Zhunior ka hyrë në sezonin e dytë me Real Madridit, aty ku u transferua në verën e 2018-ës nga brazilianët e Flamengos.Vinicius

Ndonëse është vetëm 19-vjeç, ai kishte një rol të rëndësishëm në skuadrën madrilene në sezonin e kaluar, ku u aktivizua në 31 ndeshe dhe shënoi 4 gola. Këtë fillim sezoni braziliani nuk konsiderohet një titullar i padiskutueshëm nga Zidan, pasi në vendin e tij preferohet, transferimi i verës, Eden Hazard.

Për talentin brazilian ka folur edhe një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, siç është Ronaldinjo, i cili beson se në të ardhmen sulmuesi mund të bëhet një nga më të mirët në botë: “Vinisius tani është në një nga klubet më të mira në botë.auto_vinicius-jr-ronaldinho-real-madri1571303163

Unë mendoj se në të ardhmen ai do të bëhet një nga më të mirët në botë. Është shumë i fortë si lojtar, dhe së shpejti do të jetë në mesin e lojtarëve më të mirë.”, u shpreh Ronaldinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"