Racizmi ndaj Anglisë, presidenti i Federatës merr vendimin ekstrem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 17:30

Racizmi ndaj Anglisë, presidenti i Federatës merr vendimin ekstrem

Anglia mposhti me rezultatin e thellë 0-6 Bullgarinë ditën e djeshme, por ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati.Anglia racizmi

Gjatë zhvillimit të ndeshjes në stadium kishte shumë thirrje raciste nga tifozët vendas, në drejtim të lojtarëve të Anglisë. Pikërisht për këtë arsye ndeshja u ndërpre në dy momente, në mënyrë që thirrjet në stadium të ndalonin.

Për këtë ngjarje të ndodhur, në drejtim të Federatës Bullgare të Futbollit pritet të ketë edhe një masë ndëshkimore, nga ana e UEFA-s. Kryeministri i vendit pritës, Bojko Borisov, për shkak të ngjarjeve të ndodhura, i kishte kërkuar presidentit të federatës, Borislav Mihajlov,  të jepte dorëheqjen nga posti i tij._109238296_mihaylov_getty

Mihajlov e ka pranuar menjëherë kërkesën e Kryeministrit, teksa ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"