Po shkëlqen me Dortmundin, por Tare e kishte “pikasur” i pari Halandin. Zbulohen prapaskenat me sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 13:53

Po shkëlqen me Dortmundin, por Tare e kishte “pikasur” i pari Halandin. Zbulohen prapaskenat me sulmuesin

Erling Haland është një nga lojtarët më të spikatur së fundmi, për shkak të moshës së tij të re, por edhe për shkak të asaj që tregon në fushën e lojës.

haland

Sulmuesi norvegjez vazhdon të shkëlqejë, teksa nuk ndalet së shënuari gola, me fanellën e Dortmundit dhe të kombëtares së tij. Megjithatë sulmuesin mund ta kishim parë me fanellën e Lacios.

“Sky Sport” ka zbuluar së fundmi një prapaskenë,  ku thuhet se drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare e kishte “pikasur” sulmuesin që te skuadra norvegjeze e Moldes, para se të kalonte te Salcburgu, ku bëri shpërthimin dhe më pas kaloi te Dortmundi.

Thuhet se Tare ishte në bisedime me drejtues të Moldes për ta afruar sulmuesin, por për fat të keq një marrëveshje nuk u arrit dhe sulmuesi më pas kaloi te Salcburgu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"