Përgjaket Roma, tifozët e Lacios sulmojnë ata të Sëlltikut me thika

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 18:55

Bota Seria A Të fundit

Përgjaket Roma, tifozët e Lacios sulmojnë ata të Sëlltikut me thika

Ndeshja mes Lacios dhe Sëlltikut ditën e djeshme nuk ishte vetëm brenda fushës së lojës, por edhe jashtë saj.20191107_213802_9CC612F2

Dy tifozë skocezë u goditën me thika nga tifozët e Lacios, pak para fillimit të ndeshjes. Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi provokimet midis dy tifozerive ndodhën edhe gjatë zhvillimit të ndeshjes në stadium.

Tifozët vendas reaguan keq ndaj atyre miq, teksa sapo skocezët kishin mbërritur në Romë, tifozët e kaltër i sulmuan menjëherë.  Dy personat e plagosur me thika para ndeshjes, u transportuan menjëherë drejt spitalit ku morën ndihmën e mjekëve.celtic

Pas fitores së Sëlltikut, ku ata siguruan edhe kualifikimin për raundin tjetër, tifozët miq ishin duke festuar gjatë gjithë natën në rrugët e Romës. Lacialët nuk nguruan t’i sulmojnë përsëri, teksa gjatë përleshjes së dytë mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, një 20-vjeçar skocez.

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com