Mos aktivizimi  i Ozilit, flet Emeri: Lojtarët e tjerë e meritojnë më shumë, duhet të vazhdojë të punojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2019 | 14:59

Mos aktivizimi  i Ozilit, flet Emeri: Lojtarët e tjerë e meritojnë më shumë, duhet të vazhdojë të punojë

Arsenali triumfoi me rezultatin 4-0 kundër Standar Liezhit në Ligën e Europës, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte fakti që trajneri Emeri, nuk e kishte grumbulluar për këtë ndeshje, Mesut Ozilin.emeri ozil

Kjo ngjalli interes tek të gjithë gazetarët, të cilët menjëherë pas përfundimit të ndeshjes e pyetën trajnerin përse nuk e kishte grumbulluar mesfushorin. Për këtë Emeri u shpreh, se ka lojtarë të tjerë që e meritojnë më shumë të aktivizohen: “Gjithmonë vendos të hedh në fushë lojtarët më të mirë, vendos të hedh lojtarët më të mirë në mënyrë që të ndihmojnë ekipin për të marrë fitoren. Kur vendosa që Ozil të mos grumbullohej për këtë ndeshje, ishte sepse ka lojtarë të tjerë që e meritojnë më shumë. Ai duhet të vazhdojë të punojë. Nesër (sot) në do të stërvitemi me lojtarët që nuk luajtën në këtë ndeshe, pasi të djelën kemi një sfidë tjetër ku do të marrim vendime të reja. A do të largohet Ozil në janar? Ai është lojtari ynë tani për tani.”, u shpreh Emeri.Emeri

Kjo deklaratë tregon se trajneri kërkon më shumë nga Ozil dhe nuk është i kënaqur me atë që po jep tani. Këtë e tregon edhe fakti se mesfushori është aktivizuar vetëm në dy ndeshje për këtë sezon, shumë pak për atë që aktualisht është lojtari më i paguar në historinë e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"