ZYRTARE/ Rezultatet negative në ndeshjet e fundit, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 20:49

ZYRTARE/ Rezultatet negative në ndeshjet e fundit, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Evertoni ka shkarkuar trajnerin Markos Silva para pak minutash, për shkaka të rezultateve negative deri ën këto momente në kampionat.NINTCHDBPICT000467761769

Gjashtë humbje në 9 ndeshjet e fundit, ka detyruar drejtuesit e Evertonit të shkarkojnë nga posti i trajnerit teknikun Silva.

Humbja 5-2 ndaj Liverpulit ditën e djeshme e ka mbushur kupën, dhe pas një mbledhje në klub, te Evertoni kanë vendosur shkarkimin e trajnerit.

Pavarësisht afrimeve të shumta në merkaton e verës, Evertoni renditet në vendin e 19 me vetëm 14 pikë, dhe kjo ka sjellë shkarkimin e trajnerit.

Tashmë drejtuesit po punojnë për të gjetur një timonier tjetër për skuadrën, me shpresën se ky ndryshim do i bëjë mirë ekipit, dhe do vijnë rezultate pozitive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"