Koreografia gjatë himnit të Anglisë, gazetari i medias prestigjioze i mahnitur nga tifozët e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 20:37

Koreografia gjatë himnit të Anglisë, gazetari i medias prestigjioze i mahnitur nga tifozët e Kosovës

Kosova u mposht nga Anglia me rezultatin 4-0, në stadiumin “Fadil Vokrri”, por nuk është rezultati ajo që po diskutohet pas kësaj ndeshje.Tifozet e Kosoves

Një episod i ndodhur gjatë këndimit të himnit të Anglisë, po diskutohet në mediat më prestigjoze.

Tifozët e Kosovës kishin përgatitur një koreografi me flamujt e Anglisë, pikërisht gjatë kohës kur po këndohej himni i këtyre të fundit. Kjo ka surprizuar edhe një nga gazetarët e “The Mirror”, siç është Xhon Kros.

Ky i fundit nëpërmjet është shfaqur i surprizuar nga mikpritja që iu bë, teksa në një postim në “Twitter” shkruan: “Kur nisën tingujt e ‘God Save The Queen’, çdo tifoz i Kosovës i pranishëm në stadium valëviste flamurin tonë. Respekt!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"