“Kam shqyer prapanicën për tifozët”, rrëfehet Hënes: Qaja si fëmijë kur isha në burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2019 | 13:50

“Kam shqyer prapanicën për tifozët”, rrëfehet Hënes: Qaja si fëmijë kur isha në burg

Pas 49 viteve pjesë e Bajernit, si lojtar, menaxher i përgjithshëm dhe si president i klubit, Uli Hënes nga 15 nëntori i këtij viti do të largohet nga klubi që kaluar pjesën më të madhe të jetës.Uli+Hoeness+FC+Bayern+Muenchen+Annual+General+Jreq0kqHyofl

Gjermani ka dhënë së fundmi një intervistë, ku thotë se ai nuk është penduar asnjëherë që ka qenë pjesë e bavarezëve.

Madje tregon edhe për kohën kur ai u arrestua nga policia, për shkak të evazionit fiskal: “Ai ishte gabimi  im më i madh. Pendohem thellësisht, dhe kritikat për atë janë të arsyeshme. Para finales së Ligës së Kampionëve në 2013-ën, unë e dija se do të shkoja në burg. U emocionova shumë kur Riberi bërtiti dhe tifozët këndonin emrin tim në sfond.

Mora disa letra në burg nga tifozët, të cilët ishin aq prekëse, sa qaja si një fëmijë në qelinë time. Çdo ditë jam i lumtur për 49 vitet e mia të kaluara te Bajerni. Nuk jam penduar asnjëherë dhe i detyrohem për gjithçka këtij klubi. Unë vetëm mund të buzëqesh kur kujtoj kritikat. Tifozët e dinë që unë gjithmonë kam shqyer prapanicën dhe kam bërë gjithçka për ta.”, u shpreh Hënes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"