Bomberi i Bajernit dhe gruaja e tij dhurojnë 1 milionë euro për të luftuar koronavirusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 21:07

Bomberi i Bajernit dhe gruaja e tij dhurojnë 1 milionë euro për të luftuar koronavirusin

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski dhe gruaja e tij Ana kanë dhuruar 1 milionë euro, për të ndihmuar në luftën botërore kundër COVID-19.

Ana Levandovski

Polaku Levandovski, i cili kryeson renditjen e golashënuesve të Bundesligës këtë sezon me 25 gola, është vetëm një nga shumë lojtarë të rëndësishëm që i janë bashkuar iniciativës për të luftuar pasojat e pandemisë. Ndër ta janë dhe shokët e tij të skuadrës mbrojtësi Joshua Kimish dhe mesfushori Leon Goretzka.

levandovski

“Të gjithë jemi në dijeni të situatës së vështirë që po kalojmë. Sot luajmë të gjithë në të njëjtën skuadër. Duhet të jemi të fortë në këtë betejë.

Nëse mund të ndihmojmë dikë, le ta bëjmë. Situata na ka prekur të gjithëve, kështu që ju kërkojmë të ndiqni udhëzimet dhe të dëgjoni ata që dinë më shumë.

Jini të përgjegjshëm. Besojmë që do t’i rikthehemi normalitetit së shpejti. Jemi në këtë situatë së bashku dhe do ta zgjidhim së bashku,” deklaruan çifti për “Sport Bild”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"