Agjenti i futbollistit të Premier Ligës gëzon tifozët e Milanit: Lojtari mund të rikthehet te kuqezinjtë, fansat i shkruajnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 14:17

Agjenti i futbollistit të Premier Ligës gëzon tifozët e Milanit: Lojtari mund të rikthehet te kuqezinjtë, fansat i shkruajnë…

Xherard Deulofeu ishte një nga lojtarët më të dashur të Milanit, teksa luajti për kuqezinjtë në sezonin 2016-2017.Gerard-Deulofeu

“Djalli e kishte marrë në huazim nga Barcelona sulmuesin, dhe kishte të drejtën e blerjes përfundimtare në fund të sezonit, por nuk e shfrytëzuan. Megjithatë tani emri i lojtarit lidhet përsëri me Milanit edhe tani që luan me Uatfordin, kjo edhe për shkak të deklaratave të agjentit të tij.

Agjenti Albert Botines, në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se klienti i tij mund të rikthehet përsëri te kuqezinjtë, pasi aty e duan edhe tifozët. “Deulofeu ka qenë shumë afër Milanit. Një ditë ai mund të rikthehet përsëri aty, do të shohim se si do të shkojnë gjërat.

Tifozët e kuqezinjve i shkruajnë atij vazhdimisht në rrjetet sociale, dhe duan rikthimin e tij. Xherard e pëlqen shumë futbollin italian dhe Serinë A. Nuk e përjashtoj që diçka të ndodhë në të ardhmen.”, u shpreh agjenti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"