872 milionë euro të shpenzuara, Spanja thyen rekordin një javë para fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 19:28

872 milionë euro të shpenzuara, Spanja thyen rekordin një javë para fundit

Duhet një javë nga përfundimi zyrtar i merkatos në Spanjë, por La Liga e ka thyer rekordin e shpenzimeve deri tani. Sipas të dhënave të “CIES”-it, skuadrat e kampionatit spanjoll kanë shpenzuar deri tani 872 milionë euro, më shumë sesa çdo sezon tjetër. Një vit më parë ishin ndalur në kuotën e 964 milionë eurove.

La liga

Pavarësisht se nga La Liga u largua ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo, skuadrat shpenzuan për të rritur nivelin dhe për të arritur objektivat. Barcelona është skuadra e parë në këtë merkato, e cila ka shpenzuar 125 milionë euro për futbollistë si Malkom, Lenglet, Artur dhe Vidal.

Shpenzimet

Surpriza është Atletiko e Madridit me 109 milionë euro, ndërsa Reali ka shpenzuar 89.25 mln. Lojtari më i shtrenjtë i kësaj merkatoje në futbollin spanjoll ishte Lemar, për të cilin Atletiko shpenzoi 70 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"