Niko Kovaç rrezikon shkarkimin nga Bajerni, ja tre alternativat që mund ta zëvendësojnë kroatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2019 | 16:34

Niko Kovaç rrezikon shkarkimin nga Bajerni, ja tre alternativat që mund ta zëvendësojnë kroatin

Niko Kovaç është në shënjestër dhe ndoshta “martesa” me Bajerin është në rrezik. Drejtuesit janë vënë në lëvizje, madje alternativa më e pëlqyer është Erik Ten Hag, i cili pret vetëm telefonatën nga Mynihu, ndonëse Ajaksi i tij vazhdon të shkëlqejë.kovac

Trajneri holandez u është vetofruar gjermanëve javën e kaluar dhe “Sport 1” nënvizon se figura e tij është favorite, pasi i pëlqen shefit të klubit, Karl Hainc Rumeniges, jo vetëm për stilin e lojës, por edhe për marrëdhënien që di të ndërtojë me lojtarët.

Ralf Rangnik është një tjetër emër që lakohet, ndonëse edhe trajneri i Lajpcigut mund të rezultojë një bast i rrezikshëm, si Kovaçi, pasi te Bajerni, siç thuhet për ekipet e mëdha, “nuk ka nevojë për trajner për të fituar titullin”. Prandaj, ja tek del në skenë figura e Zhoze Murinjos.mou

Portugezi, edhe pse shpesh akuzohet për lojën e tij disi difensive, është një figurë që godet, një figurë e fortë, e cila garanton eksperiencë, sidomos në arenën kontinentale, me synimin për të fituar atë Champions, të cilën Murinjo e ka pasur në duar dy herë, me dy klube të ndrysmë si Porto dhe Interi dhe që Bajernit i mungon që prej vitit 2013.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"