VIDEO/ Gjesti i turpshëm i sulmuesit serb të Juventusit, shikoni çfarë bëri te goli i shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 23:06

VIDEO/ Gjesti i turpshëm i sulmuesit serb të Juventusit, shikoni çfarë bëri te goli i shënuar

Dushan Vlahoviç ishte autori i golit të dytë të Serbisë, që solli përmbysjen e përkohshme ndaj Zvicrës. Një gol që duket se me zor pritej nga sulmuesi, i cili e ka festuar në mënyrë të turpshme.

vlahivic-gjesti-i-turpshem-750x430

Ai ka prekur organin gjenital pas shënimit të golit, një gjest aspak i hijshëm që ngre dyshime nëse i dedikohet lajmeve të fundit që kanë qarkulluar në media për të, apo festës së Shaqirit dhe tifozëve kundërshtarë të Serbisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë në mediat serbe qarkulloi një lajm se Vlahoviç kishte shkuar në shtrat me partneren e njërit prej shokëve të tij të ekipit te kombëtarja serbe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"