85 milionë dollarë për dy vite, LeBron Xhejms gati të hedhë firmën në kontratën faraonike me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 9:49

85 milionë dollarë për dy vite, LeBron Xhejms gati të hedhë firmën në kontratën faraonike me skuadrën e…

Edhe pse në moshën 37-vjeçare, LeBron Xhejms vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të NBA. Së fundmi atij i ka ardhur një ofertë faraonike që duket e parezistueshme.

lebron xhejms

85.6 milionë dollarë për dy vite për të rinovuar me skuadrën e Los Anxhelos Lejkërsave.

Siç bëjnë me dije mediat amerikane, të dyja palët janë pranë akordit dhe duket se “Mbreti” Xhejms do të jetë pjesë e Lejkërsave dhe për dy vite të tjera.

Ai u bashkua me këtë skuadër në vitin 2018, dhe në vitin 2020, ai drejtoi ekipin drejt titullit kampion në NBA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"