80 milionë euro plus kartonin e Bejlit, Reali “çmendet” dhe tenton yllin e Mançester Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 14:46

80 milionë euro plus kartonin e Bejlit, Reali “çmendet” dhe tenton yllin e Mançester Sitit

Real Madridi është duke studiuar mënyrën se si mund t’i “vjedhë” Mançester Sitit, yllin e skuadrës, Rahem Sterling.

sterling

Siç raporton “Sky Sports Uk”, madrilenët janë gati t’i vendosin në pjatë Sitit, 80 milionë euro dhe kartonin e uellsianit Gareth Bejl.

Sterling është një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij dhe ka rënë në sytë e Realit dhe jo vetëm prej kohësh.

Tashmë klubi spanjoll do të hedhë në sulm emisarët e vet që të bindin lojtarin dhe mbi të gjitha të bindin Mançester Sitin. Nuk dihet se sa Guardiola do të hiqte dorë nga ylli i skuadrës së tij, për ta marrë Bejlin në ekip.

Sterling është vetëm 24 vjeç dhe mund të luajë me lehtësi në shumë pozicione në sulm. Këtë sezon në 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet ai ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 5 asist, duke treguar që po kalon një formë të shkëlqyer.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"