8 ndeshje i dënuar, Osmani: Arbitri e mban mend që nuk e ofendova, na hodhën djersën poshtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2017 | 11:38

8 ndeshje i dënuar, Osmani: Arbitri e mban mend që nuk e ofendova, na hodhën djersën poshtë

Mbrojtësi i Skënderbeut, Tefik Osmani, e cilëson të ekzagjëruar dënimin e tij me 8 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës pas kartonit të kuq të marrë për protesta në ndeshjen ndaj Kukësit. Në një reagim për faqen zyrtare të klubit, ai u shpreh se nuk e ka ofenduar arbitrin, veprim që sipas tij e mban mend edhe Jorgji.

osmani

Reagimi i Tefik Osmanit

“Është e pamundur të dënohem kaq shumë ndeshje. Nuk e kuptoj ende arsyen e madhe që solli këtë dënim kaq të madh. Nuk kam ofenduar askënd, të paktën arbitri këtë jam i sigurt që e mban mënd. Megjithatë, është tepër e vështirë të mos reagosh në ato momente.

Nuk e dimë si mund të reagonin të tjerët nëse do ishin në vendin tonë, pavarësisht se janë skena aspak të duhura për një klub serioz, por ama as mundi, djersa e shpenzimet e një presidenti nuk mund te hidhen poshtë me një ndeshje të vetme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"