8 gola në 8 ndeshje, bomberi Cikalleshi: Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë, po luftojmë për të mundur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 18:16

8 gola në 8 ndeshje, bomberi Cikalleshi: Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë, po luftojmë për të mundur…

Sokol Cikalleshi ishte padyshim një nga më të mirët e ndeshjes, me 2 golat e realizuar në përballjen ndaj Bjellorusisë. Në prononcimin për “RTSH”, pas sfidës, Cikalleshi u shpreh:

bandicam 2020-11-18 18-11-03-266

8 NDESHJE 8 GOLA- Sot ishte një ndeshje që duhet fituar dhe duhet të shënonim sa më shpejt. Jam në një moment të mirë si te Kombëtarja dhe në Turqi. Po punoj fort të mbaj këtë rritëm. Duhet të bëj dyfishin e punës, dyfishin e përqendrimit për të qëndruar në këtë nivel.

MUNGESA NË 3 NDESHJA- Ky grup ka qenë me ekipi poshtë nivelit tonë. Vetëm Bjellorusia është ekip që duhet të vlerësohet maksimalisht

REKORDI I BOGDANIT- Është një objektiv për të ardhmen por jam akoma larg. Respekt maksimal për Erjonin. Një nga sulmuesit më të mirët të Kombëtares. Jo pa meritë e mban atë pozicion. Do kisha mundësi më të mëdha për të shënuar me këto ekipe. Do vazhdoj të jem i përqendruar për ta mbajtur këtë nivel. Duhet të vazhdoj kështu.

Bogdani është nga ata persona që do të jetë i kënaqur për cilindo që do ta arrijë apo di ti afrohet rekordit të tij. Po luftojmë për të mundur më të mirin (Bogdanin).

Futbolli ka ulje dhe ngritje. Jam në moment të mirë. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë”, përfundoi Cikalleshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"