VIDEO/ Shqipëria e 19-vjeçarëve shkëlqen kundër Polonisë, ekipi i Dedes fiton duke dhuruar spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 16:38

VIDEO/ Shqipëria e 19-vjeçarëve shkëlqen kundër Polonisë, ekipi i Dedes fiton duke dhuruar spektakël

Shqipëria e 19-vjeçarëve ka mposhtur me rezultatin 3-1 moshatarët e Polonisë, në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua në “Selman Stërmasi”.lojtarett

Kuqezinjtë gjetën golin në minutën e 31’, me mesfushorin Ernest Muçi. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi menjëherë me ekipin e Dedes në sulm.

Ishte përsëri Muçi, i cili në minutën e 53’, shënoi edhe golin e dytë për Shqipërinë. Pas këtij goli, Polonia u hodh përpara, dhe në minutën e 80 gjetën golin me Bialek.

Atëherë kur kundërshtarët po kërkonin me ngulm golin e barazimit, ishte sulmuesi Marvin Çuni,  i cili aktivizohet te Bajerni që shënoi një gol shumë të bukur pas një kundërsulmi.

Shqipëri U19- Poloni U19 3-1
(Muçi 31’/ 53′, Marvin Çuni 90′) / (Bialek 80′)

90′ Marvin Cuni shënon një gol shumë të bukur, pas një kundërsulmi nga ekipi i Dedes.


80′ Bialek shënon për kundërshtarët, pas një kombinimi shumë të mirë me shokët e ekipit.

bandicam 2019-10-14 15-40-15-728 on Vidnews.

53’Muçi i pandalshëm, shënon përsëri për kuqezinjtë pas një gabimi të kundërshtarit.

31′ Shqipëria kalon në avantazh, Muçi gjen rrugën e rrjetës, pas pasimit të Bozhanajt.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Malaj, Shiba, Hoxha, Pici, Mero, Morina, Muçi, Bozhanaj, Karrica, Rrapaj, Ibrahimi. Trajner: Nevil Dede

Polonia U-19: Broda, Gierak, Bogaz, Lopata, Mruk, Karbovnik, Kaminski, Hyjek, Kocyla, Bialek, Zalevski. Trajner: Bartlomiej Zalevski.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"