Broja nuk i beson syve, humb rastin me portën bosh. Shikoni videon që po bën xhiron në internet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 23:48

Broja nuk i beson syve, humb rastin me portën bosh. Shikoni videon që po bën xhiron në internet

Armando Broja po kalonte një moment të shkëlqyer me Viteshen në Holandë deri para ndeshjeve të kombëtareve, teksa po shkëlqente me gola dhe asiste, duke bërë që skuadra e tij të rivalizonte Ajaksin në krye të tabelës në Eredivize.

BROJA RASTI

Pas një dëmtimi që nuk e lejoi të luante për Kombëtaren, sulmuesi i talentuar u rikthye përsëri te Viteshe, aty ku ishte titullar në ndeshjen e djeshme ndaj Groningen.

Ndryshe nga herët e tjera, ajo e djeshmja nuk ishte dita e Brojës, me sulmuesin e Shqipërisë, që humbi një rast të artë shënimi me portë bosh në minutën e 63’, ku në rast se do të kishte shënuar do i kishte dhënë avantazhin skuadrës së tij, që në atë moment ishte 1-1 dhe nuk ndryshoi deri në fund.

Broja e kishte e të pamundur t’iu besonte syve për rastin që humbi.  Kaq mjaftoi që në internet të fillojë të qarkullojë me shpejtësi video në internet, ku nuk kanë munguar as talljet nga rivalët.

Gabimi i Brojes on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"