VIDEO/ Vetëm një minutë në fushën e lojës, Ergys Kaçe gjen rrugën e rrjetës në Greqi. Shikoni golin e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:50

VIDEO/ Vetëm një minutë në fushën e lojës, Ergys Kaçe gjen rrugën e rrjetës në Greqi. Shikoni golin e mesfushorit

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Arisit, ndaj Atromitos.

bandicam 2020-12-05 18-05-55-842

Korçari u fut në fushë në minutën e 60’, kur rezultati ishte 2-0 në favor të Atromitos dhe pas vetëm një minute në fushë, shqiptari e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij.

Mbrojtësi i Atromitos, Golvao bën një gabim në largimin e topit, përfiton Silva i Aris, i cili shkëputet bukur  në të majtë, kroson në zonë aty ku ndodhej Kaçe, i cili gjuan drejt portës dhe topi ndalet në rrjetë, me porterin e Atromitos që nuk e dal dot.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"