“Me fat që kam familjen afër tani”, flet Bare: Me duan të gjithë te Malaga, ja pse nuk u largova në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 17:18

“Me fat që kam familjen afër tani”, flet Bare: Me duan të gjithë te Malaga, ja pse nuk u largova në janar

Ndryshe nga shumë të tjerë, mesfushori Keidi Bare ka mundësinë të jetë së bashku me familjen e tij në këto ditë të vështira për shkak të Koronavirusit.keidi bare

Mesfushori i Malagas ka dhënë një intervistë për “Fan Zone”, ku shprehet se janë ditrë të vështira këto në Spanjë, por ka fatin të jetë me familjen afër.

Gjithashtu Bare tregon se kishte shumë oferta në janar, por vendosi të qëndronte te Malaga. “Kam fatin e mirë që në këto ditë të vështira kam pranë vetes familjen. Flas me të gjithë çunat e Kombëtares. Me Sadikun jemi afër këtu në Spanjë, por nuk dal do ta takoj. Për sa i përket femrave, në këtë moment jam vetëm dhe mendoj se është me e mirë kjo.

Kisha disa oferta në janar, por mendoj se nuk është diçka e mirë të ndryshosh ekip në merkaton e janarit. Shpresoj që të ndodhë diçka në merkaton e verës.keidi bare

Megjithatë jam shumë i lumtur te Malaga, gjithçka këtu është shumë mirë. Me duan të gjithë, nga tifozët te stafi dhe ndihem shumë mirë. Po i prisja shumë ndeshjet e Kombëtares dhe mendoja për to, por për fat të keq nuk mund të luajmë.”, u shpreh Bare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"