“Ibra do të kthehet në Serinë A”, Moxhi zbulon të ardhmen e lojtarit: Gruaja e tij dëshiron Milanon, por ai do të transferohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 15:45

“Ibra do të kthehet në Serinë A”, Moxhi zbulon të ardhmen e lojtarit: Gruaja e tij dëshiron Milanon, por ai do të transferohet…

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak se është në kërkim të një ekipi të ri.Zlatan-Ibrahimovic

Suedezi e ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me Los Anxheles Galaksi, dhe shumë skuadra dëshirojnë ta kenë në skuadrën e tyre. Disa ekipe, kryesisht nga Seria A kanë shfaqur interes për firmosur me suedezin.

Për këtë ka folur edhe Luxhiano Moxhi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur i sigurt se suedezi do kalojë te Bolonja. “Sigurisht që Ibra do të rikthehet në Itali.

moggi

Unë kam folur me të dhe gruan e tij. Ajo është e dashuruar me Milanon, por mendoj se ai do të kalojë te Bolonja. Aty do të kishte më pak presion dhe më shumë hapësirë.”, u shpreh Moxhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"