Hristov flet për herë të parë si lojtar i Vllaznisë: Jam këtu nga Jonuz, ja çfarë iu premtoj tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 17:21

Hristov flet për herë të parë si lojtar i Vllaznisë: Jam këtu nga Jonuz, ja çfarë iu premtoj tifozëve

Simeon Hristov u zyrtarizua ditën e sotme si lojtari më i ri i Vllazninës, teksa firmosi edhe një kontratë 1-vjeçare me shkodranët.Simeon-Hristov-firma-635x420

Një nga problemet e Vllaznisë në dy fazat e para të kampionatit ishte sulmi dhe për këtë arsye drejtuesit vendosën të afrojnë Hristov.

Menjëherë sapo hodhi firmën në kontratë, lojtari ka folur për faqen zyrtare të Vllaznisë, ku është shprehur: “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e familjes së Vllaznisë dhe shoh që gjithçka duket mirë në këtë fillim dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mbarë.

Kam konstatuar që në skuadër ka lojtarë shumë të mirë, kushtet janë të mira, po ashtu edhe stafi është i mirë, ndërkohë që me trajnerin Mirsad Jonuz kam një njohje prej vitesh dhe e vlerësoj për vlerat dhe karrierën e tij. Ai është arsyeja kryesore pse unë jam sot këtu dhe ajo çfarë do të mundohem të bëj unë është që t’ia shpërblej këtë besim që ka shfaqur ndaj meje.

Unë premtoj se do të bëj maksimumin për këtë gjë dhe jam i bindur se gjërat do të shkojnë mire.”, u shpreh Hristov.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"