Golashënuesi më i mirë në historinë e Sitit, ja si Aguero dështoi të kalonte te rivalët e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 14:18

Golashënuesi më i mirë në historinë e Sitit, ja si Aguero dështoi të kalonte te rivalët e…

Kun Aguero është një nga lojtarët më të mirë te Mançester Siti, i cili njëkohësisht është edhe golashënuesi më i mirë në histori për këtë ekip.

aguero

Megjithatë karriera e sulmuesit argjentinas mund të kishte marrë një drejtim tjetër, nëse do të arrihej marrëveshja me Çelsin në 2010-të. Presidenti Roman Abramoviç, ishte shumë afër transferimit të Agueros në 2010-ën kur ai ishte pjesë e Atletikos, por marrëveshja dështoi vetëm për 5 milionë euro.

Sipas “The Athletic”, anglezët kishin ofruar 30 milionë euro, ndërsa madrilenët kërkonin 35 milionë euro dhe kjo bëri që marrëveshja të dështojë. Pas një viti Aguero kaloi te Siti për 38 milionë euro, ndërsa Çelsi tarnsferoi Torresin nga Liverpuli për 50 milionë euro.Torres

Sigurisht që me formën e treguar nga të dy lojtarët në ekipet ku ata u transferuan, Abramoviç ka një peng të madh që nuk transferoi në ekipin e tij sulmuesin argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"