“Duhet të luajmë si grup për të marrë rezultate pozitive”, flet Pioli: Doja ta përqafoja Mihajloviç, por ai më tha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 22:44

“Duhet të luajmë si grup për të marrë rezultate pozitive”, flet Pioli: Doja ta përqafoja Mihajloviç, por ai më tha…

Milani mposhti me rezultatin 3-2 Bolonjën në transfertë ditën e sotme, duke siguruar kështu fitoren e dytë radhazi.MILANIII

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ka folur tekniku i kuqezinjve Stefano Pioli, i cili u shfaq i lumtur për këtë fitore të ekipit të tij, por tha se tani mendojnë për ndeshjen e radhës.“Isha shumë i lumtur që të shikoja përsëri Mihajloviçin. Doja ta përqafoja atë, por ai më tha se më mirë do të ishte të mos e bëja.

Objektivi ynë tani është ndeshja e së dielës tjetër. Në sfidën e sotme pamë përsëri gjëra pozitive. Bëmë një lojë të shkëlqyer sot, skuadra u përpoq shumë për golin. Nëse punojmë si grup, me cilësitë që kemi mund të marrim rezultate pozitive. Piontek ishte një pikë e rëndësishme referimi.Pioli.Milan.serio.2019.201.750x450

E dinim që kundërshtarët do ta bllokonin atë, por ai bëri një punë të madhe për ekipin. Me përjashtim nga ndeshja me Romën, në kemi luajtur shumë mirë. Duhet të kishim zgjidhur ndeshjen më parë, pasi në 3-2 mund të ndodhë gjithçka.”, u shpreh Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"