“Dëshironim të bënim mirë, por kaq e kemi forcën”, Troisi: Nuk kam probleme financiare te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 19:23

“Dëshironim të bënim mirë, por kaq e kemi forcën”, Troisi: Nuk kam probleme financiare te Flamurtari

Marselo Troisi është shprehur se Flamurtari u përpoq të bënte mirë në këtë ndeshje, por skuadra tha ai nuk ka forcë.

bandicam 2020-06-15 19-17-35-295

Për mikrofonat e “Supersport”, trajneri i vlonjatëve, u shpreh se për sa i përket anës financiare, klubi me të është treguar i rregullt dhe nuk ka pasur probleme.

Flamurtari sot kishte shumë dëshirë për të bërë mirë. Ishte shumë e vështirë për ta përgatitur skuadrën. Në pjesën e dytë kemi qenë më mirë. U munduam të ndryshojmë diçka në lojë, ndryshuam skemën, bëmë edhe raste, por ekipi nuk ka më shumë forcë.

Nuk mund të flas për pjesën e parave, pasi me mua kanë qenë shumë korrektë. Sipas mendimit tim, Flamurtari nuk ka vetëm probleme financiare, por ka edhe probleme në fushë, të cilat duken qartë.”, u shpreh Troisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"