740 ditë jashtë fushave të blerta, Jashanica përgatitet për rikthimin dhe projektohet titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 19:26

740 ditë jashtë fushave të blerta, Jashanica përgatitet për rikthimin dhe projektohet titullar

Pas 740 ditësh jashtë fushave, Bajram Jashanica do të ketë mundësi që të luajë një ndeshje futbolli. Ka më shumë se dy vite mungesë dhe pritjes po i vjen fundi. Rikthimi i tij do të përkojë me transfertën shkodrane, pasi pritet që Ilir Daja ta projektojë si titullar me Vllazninë.jashanica-1

I fundit takim për kosovarin ka qenë ai i 14 shkurtit të 2018- ës, mes Skënderbeut dhe Teutës. Ishte ndeshje Kupe dhe mbrojtësi ishte futur nga stoli si zëvendësues. Një dëmtim fatal në gju e detyroi që të mos e mbyllte lojën dhe të shkonte me urgjencë me ambulancë në spital.

Asokohe kreu edhe një operacion, që e detyroi të qëndronte gjashtë muaj jashtë. Kohëzgjatje e cila u shtua edhe me një vit e gjysmë më shumë, pas atij dënimi që dha Komisioni i Antidopingut në UEFA.jashanica-pantazi-470x313

Kujtojmë që Bajram Jashanica rezultoi pozitiv dhe për pasojë u pezullua për dy vite nga çdo kompeticion. Tashmë gjithçka ka mbetur si një kujtim i largët dhe fundjava do ta rikthejë në arenën e blertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"