70.000 fletëpalosje në “Kamp Nou”, katalanasit kërkojnë liri për të burgosurit politikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 19:56

70.000 fletëpalosje në “Kamp Nou”, katalanasit kërkojnë liri për të burgosurit politikë

Mbrëmjen e sotme, teksa Barcelona do të luajë në ndeshjen e La Ligas me Seviljen, disa institucione katalanase po planifikojnë të shpërndajnë 70.000 fletëpalosje me sloganin “Liri për të burgosurit politikë”, në të gjitha ulëset e stadiumit.

kamp nou

Edhe në ndeshjen e Euroligës së basketbollit, mes Barcelonës dhe Olimpiakosit, ditën e premte, u gjetën fletëpalosje të tilla, të cilat përmbanin të njëjtin mesazh. Por, kishte edhe thirrje që politika nuk duhet të përfshihet në sport, dhe të tilla ndodhi nuk duhet të ndodhin nëpër ambiente sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"