7 barazime në 8 ndeshje, Starova me humor: Kampionati më i çuditshëm për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2018 | 18:47

7 barazime në 8 ndeshje, Starova me humor: Kampionati më i çuditshëm për mua

Feronikeli në drejtimin e Starovë ka një statistikë intersante. Ish-trajneri Partizanit nuk ka arritur ende të korr fitoren e parë. Në 8 takime që ka drejtuar Feronikelin ai ka arritur të marrë 7 barazime dhe 1 humbje.

starova-1
Në intervistën e pas ndeshjes me Vëllaznimit ai është shprehur :”Sot ndikoi edhe presioni. Ndeshja mund të shkonte më mirë. Kemi bërë punë të kujdseshme megjithëse nuk fituam. Kjo skuadër meriton të jetë më lartë në klasifikim. Ky është kampionati më i çuditshëm për mua, megjithëse këto barazime kanë qenë shumë të vlefshme” përfundoi Starova. Zërat e fundit çojnë Shkëmbin në drejtim të Feronikelit për sezonin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"