VIDEO/ Rashford hero, Junajtid thyen Totenhemin e Murinjos. Lestëri vazhdon përrallën, triumfon Çelsi

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 22:29

Bota FB LAJMI KRYESOR Premier Liga Të fundit Video

VIDEO/ Rashford hero, Junajtid thyen Totenhemin e Murinjos. Lestëri vazhdon përrallën, triumfon Çelsi

U luajtën mbrëmjen e sotme, disa prej sfidave të javës së 15-të në Premier Ligën angleze.

rashford

Kryendeshja mes Mançester Junajtid dhe Totenhem përfundoi me fitoren e “djajve të kuq” në shifrat 2-1.

Që në minutën e gjashtë, ishte Rashford që çoi në avantazh Mançesterin. Gjithsesi, të besuarit e Murinjos reaguan në minutën e 39-të. Pas një aksioni të gjatë, Dele Ali i shpëtoi mbrojtjes dhe barazoi shifrat.

Por, vetëm në minutën e 49-të, Rashford shënoi edhe golin e dytë personal, këtë herë me penallti. Deri në fund, nuk pati më ndryshim rezultati, dhe Junajtid shkon në vendin e gjashtë me 21 pikë, ndërsa në thyhet Totenhemi pas dy fitoresh, dhe mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.

Në takimet e tjera, Çelsi fitoi 2-1 në shtëpi përballë Aston Vilës. Abraham dhe Maunt shënuan për blutë, ndërkohë që vetëm goli i Trezege nuk mjaftoi për Aston Vilën.

vardi

Lestëri vazhdon me fitoren, dhe mbrëmjen e sotme mposhti 2-0 Uotfordin në shtëpi, falë një penalltie te Xhimi Vardit dhe një goli të Medison në limitet e kohës shtesë. Uolvesi arriti një triumf të rëndësishëm, teksa me golat e Dendonker dhe Kutrones mposhti 2-0 Uest Hemin. Më poshtë, rezultatet e mbrëmjes dhe renditja.

ds

daw




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com