VIDEO/ Partizani mposht Laçin me përmbysje, Telushi shkëlqen me dy supergola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 0:37

VIDEO/ Partizani mposht Laçin me përmbysje, Telushi shkëlqen me dy supergola

Është mbyllur ndeshja mes Laçit dhe Partizanit, me këta të fundit që kanë triumfuar me rezultatin 3-1.

bandicam 2020-02-16 15-50-58-020

Një ndeshje me të vërtetë shumë e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kërkonin me ngulm fitoren. Kurbinasit ishin dominues në fillim të ndeshjes, teksa dukeshin më kërkues dhe e gjetën golin të parët.

Në minutën e 27’ Redon Xhixha e dërgoi topin në rrjetë, pasi topi ishte kthyer nga portieri Hoxha pas gjuajtjes së Nuanbuezes. Megjithatë ky avantazh zgjati shumë pak, pasi në minutën e 31’, Bruno Telushi vendosi baraspeshën nga goditja e dënimit. Vetëm dy minuta më vonë, ishte Bitri që realizoi me kokë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me Laçin në sulm. Kurbinasit kishin disa raste për shënim, por nuk ia dolën të gjejnë golin, kjo edhe për meritë të Hoxhës, i cili ishte në një formë shumë të mirë sot.bandicam 2020-02-16 15-38-01-971

Për të hipotekuar fitoren mendoi përsëri Telushi, i cili në minutën e 81’ me një skemë perfektë nga goditja e dënimit, e dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin Stazhilla. Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Laçi ngelet në kuotën e 32 pikëve, në vendin e 5-të.

FT| Laçi-Partizani 1-3

Xhixha 28′, / Telushi 31′, 81′, Bitri 33′

Komenti live:

Mbyllet sfida!

Jepen 3 minuta shtesë.

90′ Provon Shehu nga jashtë zonës, por portieri Hoxha ndal gjithçka dhe nuk nxiton të nisë lojën.

81′ GOOOL PARTIZANI. Është përsëri Telushi, i cili me një skemë shumë të bukur nga goditja e dënimit, e çon topin në funin e rrjetës.

79′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Çinari dhe futet Ferati.

75′ Pranë golit të barazimit Laçi, Hoxha bën heroin duke ndalur një gjuajtje shumë të mirë të Nuabuezes.

73′ Ndëshkohet me karton të verdhë Bitri për një ndërhyrje të gabuar dhe si pasojë e kësaj humb ndeshjen e radhës.

71′ Sormani kryen zëvendësimin e parë, largon nga fusha e lojës Solomon, për të inkuadruar Braun.

65′ Greca shikon që i hapet hapësira dhe provon me një gjuajtje të fortë, nuk surprizohet Hoxha i cili ndal topin.

60′ Krosim i rrezikshëm nga Telushi nga goditja e këndit, largon rrezikun portieri Stazhilla.

57′ Gjujatje e fortë nga Regi Lushkja, mbrojtësit e Partizanit devoijonë dhe goditje nga këndi për kurbinasit.

54′ Provon Broja, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

51′ Pranë golit të barazimit Laçi, Nuabueze gjuan nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

49′ E pabesueshme çfarë ka humbur Bitri, i vetëm përballë portierit nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

40′ Qëndron në sulm Partizani, të kuqtë kërkojnë edhe golin e qetësisë.

34’GOOOOLLL PARTIZANI, Bitri shënon për të kuqtë dhe përmbys gjithçka. Ndeshje e çmendur në Laç!

31′ GOOOL PARTIZANI. Fantastik Telushi, i cili realizon një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

28′ GOOOL LAÇI. Shënon Redon Xhixha, pas një goditje të Nuabuezes e cila u ndal nga Alban Hoxha, por më pas Xhixha dërgon topin në rrjetë.

20′ Provon të dalë përpara Laçi, por aksioni i kurbinasve bllokohet nga Telushi, i cili nis një kundërsulm, por ka ndërhyrje të pa rregullt nga Xhixha.

16′ Pasim perfekt i Telushit për Çinarin, i cili dërgon topin në zonën e rreptësisë, por ndalon Stazhilla.

14′ Rast i artë shënimi për Partizanin, Bardhi shpërthen në krahun e djathtë jep një pasim perfekt për Solomon, por ky i fundit bën më të vështirën duke e dërguar topin jashtë.

13′ Shnënon Partiazni, por goli anulohet për prekje të topit me dorë nga Bradhi.

10′ Top i gjatë në drejtim të Bardhit, Stazhilla del dhe ndalon rrezikun.

8′ Qarkullon topin Partizani, por mungojnë rastet për shënim. Të kuqtë tentojnë, por e kanë të vështirë të depërtojnë në mbrojtjen e kurbinasve.

4′ Tenton një top të gjatë Ignjatoviç, por Xhixha është në pozicion të pa rregullt.

2′ Menjëherë rrezikshëm Laçi, Rapo hedh një top në zonë, por largon mbrojtja e kuqe.

Ka nisur sfida!

Formacionet zyrtare:

Laçi: Stazhilla, Lushkja, Fangaj, Rapo, Ignjatoviç, Turkaj, Shehu, Gjoni, Xhixha, Nuabueze, Greca. Trajner: Armando Cungu.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Trashi, Telushi, Broja, Melo, Çinari, Solomon, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani.

86432915_2550263075240097_2497989830172999680_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"