VIDEO/ Mbyllje dramatike në Vlorë, Flamurtari i merr barazim Tiranës në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 20:57

VIDEO/ Mbyllje dramatike në Vlorë, Flamurtari i merr barazim Tiranës në frymën e fundit

Tirana dhe Flamurtari e mbyllën në një barazim 2-2 takimin në Vlorë, të vlefshëm për javën e shtatë në Kategorinë Superiore.

luftetari tirana

Takimi nisi që në minutën e katërt, me një gol nga Edon Hasani, i cili pas një kombinimi të bukur me Ngonë, doli vetëm me portierin Moçka, dhe nuk e pati të vështirë të zhbllokojë shifrat.

Por, në të 13-tën, Ngo çoi topin në rrjetën e tij, në zhvillimet e një goditje këndi, dhe Flamurtari barazoi. Ekipi i Memës shtoi akoma më shumë ritmin, dhe pas disa tentativash, arriti që të shënojë edhe të dytin, që në pjesën e parë, sërish me Hasanin, që këtë herë çoi topin me kokë në rrjetë nga brenda zone.

Në pjesën e dytë, vlonjatët nuk ishin të dorëzuar, dhe disa herë provuan në portën e Bakajt, që luajti 45 minutat e dyta, me Likën që u la në stol nga Mema. Edhe pse sulmi i Tiranës kishte disa raste, nuk arriti që të mbyllë ndeshjen, por surpriza ndodhi në sekondat e fundit.

Ardit Hoxhaj shënoi të dytin vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, me kokë nga brenda zone. Në fund, barazim 1-1 në Vlorë, dhe Tirana e Flamurtari ndajnë pikët. Tani, bardheblutë gjenden në kuotën e 11 pikëve, ndërsa kjo ishte pika e dytë për Flamurtarin.

 

 

FT | Flamurtari-Tirana 2-2

GOLAT:  Ngo aut. 13′, Hoxhaj 91′ / Hasani 4′, 38′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Flamurtari-Tirana 2-2

91’ GOOOOOOOL FLAMURTARI 2-2/ Gol në limite, Ardit Hoxhaj shënon me kokë nga brenda zone.

 

90’ Karton i verdhë për Edvan Bakajn, për vonesa të lojës.

82’ Ndërrimi i tretë te vlonjatët. Rrapaj lë fushën e lojës, futet Bajram Nebihu.

81’ Hasani rrezikon sërish për bardheblutë. Futet në zonë pas një topi nga Kobina, godet, por topi kalon gjithë pasqyrën e portës dhe përfundon jashtë.

79’ Çelhaka nga e djathta hedh një harkim në zonë, por Zeqaj largon rrezikun.

77’ Ndërrimi i tretë tek Tirana. Dunga në fushë në vendin e Ngosë.

75’ Sadedini kryen ndërrimin e dytë. Futet Ardit Hoxhaj, në vendin e Andi Ribajt.

71’ Kobina shumë i shpejtë në të djathtë, shmang dy lojtarë, brenda zone pason për Ngonë, por spastrohet nga Deliaj.

63’ Ndërrimi i dytë i Memës. Elton Kale lë fushën, futet Grent Halili.

62’ Sukaj provon me të majtën nga goditja e dënimit, por devijohet nga muri dhe këndore për kuqezinjtë.

61’ Rrapaj shfaqet para tre lojtarëve të Tiranës, dhe Vangjeli i shkakton faull, në hyrje të zonës. Goditje dënimi për vlonjatët.

59’ Batha nis Ismajlgecin në fundore, kroson mbrojtësi, por Ngo nuk e arrin dot topin. Kobina ushtron presion nga krahu tjetër, dhe fiton goditje këndi.

58’ Top i gjatë për Andi Ribajn, nuk e devijon dot sulmuesi, dhe Bakaj bën të tijin topin.

54’ Lëviz Sadedini. Sarris lë fushën e lojës, futet Muçollari.

53’ Ribaj kërcen me kokë dhe hedh një pasim për Sukajn, por në një zgjatje është Osmani që e largon topin.

50’ Kombinime të bukura mes Kale e Hasanit. Shkodrani me të jashtmen hedh një top të lartë për brazilianin, por anësori ngre flamurin sepse ishte në pozicion të parregullt.

48’ Ndalet për disa sekonda loja, teksa Ribaj mori një tërheqje të këmbës nga Kale, në mesin e fushës.

46’ Nis pjesa e dytë. Zëvendësim  te Tirana në portë. Kapiteni Ilion Lika, i lë vendin Edvan Bakajt.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Tirana 1-2

45′ 1 minut shtesë.

44’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë, ndëshkohet Ansi Nika te Flamurtari për faull naj Vangjelit.

38’ GOOOOOOL TIRANA 1-2/ Shënon edhe të dytin Tirana, pas disa minutash dominim, sërish i njëjti autor Edon Hasani. Pas një goditje të Kale, grushton Moçka, dhe Hasani ulet me kokë, duke çuar topin në fundin e rrjetës.

36’ Krahu i majtë prodhon sërish rrezik tek Tirana. Kroson Kale, por pasi spastrohet zona, topi shkon te Kobima, ky i fundit godet me të majtën, por devijohet në goditje këndi.

34’ Ismajlgeci kroson nga e majta, por topi vetëm te Kale, i cili nuk e arrin me kokë.

33’ Provon me të majtën nga hyrja e zonës Kobina, por Moçka pozicional pret.

31’ Mbetet në sulm Tirana. Vangjeli nga e djathta hedh një krosim në zonë, askush nuk gjedet për ta devijuar dhe rivënie fundore.

30’ Avancon bukur nga mbrojtja Osmani, topi i del deri afër zonës, provon të nisë Ngonë në të djathtë, por marrin topin vlonjatët.

28’ Vrapi kërkon një goditje nga shumë larg portës. Gjuan, por Osmani me kokë largon topin.

26’ Kale nxjerr Kobinanë të vetëm në të djathtë, ky i fundit shmang një lojtar dhe hedh topin në mesin e zonës. Sarris largon rrezikun bardheblu.

24’ Kale avancon shpejt nga e majta, kroson, por devijohet topi në goditje këndi.

21’ Kërcënon Flamurtari. Nika futet nga e majta, dhe në hyrjen e zonës pason për Rapajn, ky i fundit godet por topi përplaset te një nga mbrojtësit bardheblu.

18’ Sërish në sulm Tirana. Ismajlgeci kroson nga një goditje dënimi, por spastrojnë lojtarët e Sadedinit.

17’ Aksion i shpejtë i Tiranës. Kobina nga e djathta futet në qendër, dhe pason për Ngonë. Anglezi fton në të majtë Ismajlgecin, por më i fortë se sa duhet topi dhe rivënie fundore për vlonjatët.

13’ GOOOOOOOL FLAMURTARI 1-1/ Vjen menjëherë baraspesha në Vlorë. Pas një goditje këndi, Lika dhe asnjë nga lojtarët nuk e largojnë dot, dhe topi përplaset te Ngo, që e çon në portën e tij.

12’ Sukaj godet me të majtën, nga jashtë zone, por devijohet topi nga Vangjeli dhe shkon në goditje këndi.

10’ Kale kërkon të niset në mesfushë, por gjyqtari thotë se ka bërë faull në fillim ndaj Vrapit.

4’ GOOOOOL TIRANA 0-1/ Nis menjëherë me gol në Vlorë. Pas një kombinimi të bukur me Ngonë, Hasani del vetëm me Moçkën, dhe nuk fal me të djathtën e tij. Shkodrani shkon të festojë edhe me Memën.

3’ Sinjali i parë nga Tirana. Kobina kroson në zonë, Kale godet me të djathtën, por nuk koordinohet si duhet braziliani dhe nuk godet portën.

1’ Menjëherë goditje e lirë për Flamurtarit. Te topi Vrapi, kroson dhe Lika nuk e ka të vështirë të kontrollojë.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

 

FORMACIONET

FLAMURTARI: Moçka, Deliaj, Zeqaj, Sarris, Pjeshka, Nebihu, Vrapi, Ribaj, Rrapaj, Nikaj, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini.

bandicam 2019-10-05 16-35-19-012

TIRANA:  Lika, Vangjeli, Osmami, Imami, Ismajlgeci, Batha, Celhaka, Kale, Hasani, Kobinah, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

bandicam 2019-10-05 16-36-00-828

Gjyqtar: Blerim Ziri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"