VIDEO/ Lioni në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por shikoni ndërhyrjen vendimtare që i hoqi Juventusit golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 13:49

VIDEO/ Lioni në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por shikoni ndërhyrjen vendimtare që i hoqi Juventusit golin

Lioni ia doli të eliminojë Juventusit dhe kaloi në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ndonëse u mposhtën 2-1, por falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë, do të jenë francezët në fazën tjetër.

berna

Ishte pikërisht ekipi i Garsias që kaloi i pari në avantazh në minutën e 12 me Depain, me Juventusin që barazoi në minutën e 43’ me Ronaldon.

Megjithatë bardheznjtë e kishin një rast të artë shënimi,  para se Ronaldo të realizonte me penallti. Bernardeski u fut bukur në zonë duke i kaluar të gjithë, por mbrojtësi i Lionit, Marselo, bëri mrekullinë duke i larguar topin nga këmbët sulmuesit, për ta dërguar në goditje këndi. Një ndërhyrje vendimtare e mbrojtësit, në momentin kur të gjithë po prisnin që topi të ndalej në rrjetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"