Të ndikojë në sensibilizimin ndërkombëtar për të prekurit nga tërmeti, legjenda e F1 udhëton drejt Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 17:54

Të ndikojë në sensibilizimin ndërkombëtar për të prekurit nga tërmeti, legjenda e F1 udhëton drejt Vorës

Shqipëria kaloi një moment shumë të vështirë kohët e fundit, ku u prek nga një tërmet shumë i fuqishëm, i cili solli shkatërrime të mëdha dhe viktima të shumtë.79540640_1203791966496692_1927586725513658368_n

Ndihmat për vendin tonë kanë qenë të mëdha, nga të gjitha fushat e sportit, duke i bashkangjitur këtu edhe ndihmat nga vendet e huaja. Ditën e djeshme në Bërxullë, të Bashkisë Vorë, ka zbarkuar një legjendë e F1 i cili aktualisht është presidenti i Federatës Botërore të Automobilave (FIA), Zhan Tod, por njëkohësisht është edhe sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për sigurinë rrugore.79408913_1203791856496703_3256935363402268672_n

Qëllimi i kësaj vizite ishte, të ndikojë në sensibilizimin më të madh ndërkombëtar, për të prekurit nga tërmeti, të cilët ndodhen në një moment të vështirë, ndërkohë që dimri po afron. Njëkohësisht Tod ka ofruar edhe disa ndihma materiale dhe ushqimore, për të prekurit nga ky fenomen natyror në Bërxullë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"