SKANDAL/ Rezultoi pozitiv në testin antidoping, pezullohet një tjetër peshngritës shqiptar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 20:03

SKANDAL/ Rezultoi pozitiv në testin antidoping, pezullohet një tjetër peshngritës shqiptar…

Peshëngritësi Endri Karina rezulton pozitiv në testin antidoping për Lojërat Olimpike Londër 2012. Karina ka rezultuar pozitiv pas testimit të bërë në një prej mostrave të urinës që i janë marrë gjatë aktivitetit në vitin 2012.endri karina

Në testin e parë që iu bë sportistit, ai nuk rezultoi pozitiv. Por, pas kontrollit të mostrës së dytë, ai ka rezultuar pozitiv, 7 vite pas organizimit të garës. Tashmë ai është futur në listën e gjatë të sportistëve me doping në 2012-ën. Karina garoi në kategorinë 94 kg asokohe, duke u renditur në vendin e 14-të, por pasi 7 sportistë të tjerë kishin rezultuar pozitiv me doping, Endri u rendit në vendin e 7-të.

Endri Karina bëhet lojtari i tetë që rezulton me doping në kategorinë 94 kg në Lojërat Olimpike Londër 2012. Peshëngritësi shqiptar është pezulluar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, do të vendosë më vonë për masat e mëtejshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"